Connect with us

Sport

Werderi drejt ‘fundosjes’, shkatërrohet nga Leverkusen

Publikuar

Werder u mposht në stadiumin e vet me rezultatin e thellë 1:4 nga Bayern Leverkusen, që dëshmoi edhe sonte se do të jetë ‘kockë’ e fortë për skuadrat lidere.

Tre golat e parë u shënuan për një periudhë pesë minutëshe, me Kai Havertz (28′) që i dha epërsinë mysafirëve para se Gebre Selassie (30′) të barazonte gjithçka. Ishte Havertz (33′) që realizoi për 1:2 pas një aksioni të njëjtë sikurse goli i parë.

Kur pritej reagimi i vendasve, në faktë Aspirinat shënuan edhe dy herë të tjera.

Fillimisht, Mitchell Weiser (61′) dhe për rezultatin përfundimtar u përkujdes Kemir Demirbay (78′), që realizoi pas një aksioni model.

Në këtë ndeshje, ylli kosovar Milot Rashica luajti për 85 minuta.

Werder gjendet në zonën e rrezikshme, teksa mban vendin e parafundit me vetëm 18 pikë – kurse Leverkusen në vendin e pestë me 50 pikë dhe është afër zonës Champions. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK