Sport
Werder Bremen 1:4 Leverkusen, notat e lojtarëve

Tre golat e parë u shënuan për një periudhë pesë minutëshe, me Kai Havertz (28′) që i dha epërsinë mysafirëve para se Gebre Selassie (30′) të barazonte gjithçka. Ishte Havertz (33′) që realizoi për 1:2 pas një aksioni të njëjtë sikurse goli i parë.
Kur pritej reagimi i vendasve, në faktë Aspirinat shënuan edhe dy herë të tjera.
Fillimisht, Mitchell Weiser (61′) dhe për rezultatin përfundimtar u përkujdes Kemir Demirbay (78′), që realizoi pas një aksioni model.
Në këtë ndeshje, ylli kosovar Milot Rashica luajti për 85 minuta dhe u vlerësua me notën 6.2. /Lajmi.net/























