Connect with us

Sport

”Watford po ‘injekton’ virusin te lojtarët për të shmangur rënien”

Publikuar

Watford e kaloi pjesën më të madhe të sezonit në Premierligës në pozitën e fundit, por u ngjitën në pozitë e 17 kur u pezullua kampionati në mars.

Klubi anglez ka në total tre të prekur me Covid-19, ndërsa ka telashe edhe tjera, përcjell lajmi.net.

Kapiteni Troy Deeney po refuzon të kthehet në stërvitje për shkak të frikës së infekimit.

Në rrjetet sociale ka shpërthyer një konspiracion ku thuhet se krejt kjo po bëhet qëllimisht nga Watford për të shmangur rënien nga elita angleze.

“Kështu që më lejoni të shpjegoj taktikën tonë: ne po bëjmë një injeksion të Covid-19 një herë në javë. Ne tërheqim lojtarin/anëtarin e stafit që e merr atë dhe kështu jemi të sigurt se nuk mund të luajmë përsëri dhe shmangim rënien”, shkroi qendërmbrojtësi në Twitter. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK