Kosovë
VV shfrytëzon hapësirën e disejnuar nga Rron Gjinovci me shokë, ky e lozë të paditurin

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci ka mohuar se provat e zhvilluar sot në sheshin e Prishtinës për ndonjë protest të ardhshme nga aktivistët e Vetëvendosjes, kanë lidhje me të.
‘’Mirë po më vjen që dikush e paska shfrytëzu “infrastrukturën” që e kemi kriju na aktivistat e shoqnisë civile që qytetarët me protestu në rrethana pandemie. Bukur po duket. Bravo për organizimin! Por as unë, as kolegët e mi që kemi qenë në aksionin e vendosjes së pikave nuk kemi pasë lidhje me këtë provë të sotme’’, ka shkruar ai.
Kujtojmë që është Gjinovci ai është që ka përmendur protestat në kohë pandemie. Ndërkohë personat që kanë dalur sot në shesh, duk dihet ende nëse kanëmarrë ndonjë leje nga Policia e Koosvës, duke marrë për bazë kufizimin e lëvizjes në këtë situatë.
Periskopi ka kontaktuar Policinë dhe po presim një përgjigje prej tyre.




















