Connect with us

Kosovë

VV kishte bërë thirrje për luftë kundër Privatizimit veç disa muaj para se Haxhiu të ofertonte në AKP

Publikuar

Ndërrimi i vazhdueshëm i qëndrimeve të partisë së vetme shqiptare në pushtet, Vetëvendosjes, mund të ketë hutuar shumë qytetarë të vendit të cilët e kanë të zorshme të mbajnë mend të gjitha ato çka u thanë, e çka u bënë gjatë gjithë dekadës. Periskopi iu kujton me anë të këtij artikulli qëndrimin e kësaj partie për çështjen e Privatizimeve.

Kosova kishte qenë e sunduar dhe e shtypur për më shumë se gjysmë shekulli në sistemin represiv komunist jugosllav. Ndër pasojat e mëdha të këtij sistemi kishte qenë edhe kolektivizimi i pronave shoqërore, dhe mos-lejimi i tregut të lirë e gjenerimi i punësimit nga sektori privat.

Kjo kishte bërë që UNMIK-u ta niste e qeveritë e vendit ta vazhdonin privatizimin e këtyre pronave.

Por, ky proces ishte kundërshtuar nga një parti politike e quajtur Vetëvendosje e cila po i hynte jetës parlamentare me mbi 13 deputetë.

Kjo parti politike konsideronte që “politika pa politika ekonomike ishte thjesht spektakël”. E megjithatë, politika e kësaj partie organizoi vazhdimisht protesta që e shpërfillnin krejtësisht dimensionin ekonomik të problemeve të qytetarëve të vendit.

Vetëvendosje ishte rreptësisht kundër privatizimeve, gjë që evidentohet me një varg shkrimesh të ndryshme në sajtin e saj “Vetëvendosje.org”. Shkrimi i titulluar “Braktisi iluzionet ose pse duhet luftuar privatizimi” demonizohej ky proces dhe bëhej thirrje që madje të luftohej. Shkrimi ishte i muajit janar të vitit 2010.

Por, në qershor të po të njëjtit vit, ministrja aktuale e Drejtësisë dhe njëra ndër aktivistet më të mediatizuara të këtij subjekti politik, Albulena Haxhiu, kishte qenë duke ofertur në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) për blerjen e një toke prej 14 mijë e 155 hektarësh në Suhodoll të Lipjanit për biznesmenin Faton Dalladaku.

Këto 14 mijë hektarë e kusur, Haxhiu kishte ofertuar që biznesmeni t’i blinte për vetëm 300 mijë euro.

Haxhiu së fundi e ka pranuar që ka punuar për disa muaj për biznesmenin Faton Dalladaku e madje edhe ka marrë rrogë prej tij – përkundër që e kishte sulmuar Periskopin për raportimin e bërë.

Por, se a është etike që një parti politike të bëj thirrje për luftë kundër Privatizimit ndërkohë që vetëm disa muaj më vonë anëtarja e saj bën ofertë në Agjenci të Privatizimeve, kjo mbetet në vlerësimin e votuesve të kësaj partie./Periskopi