Lajme
Vrasje, gjoba dhe drogë: OFL mësyn në Shkodër, familjet që u goditën

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar operacionin në Shkodër duke i dërguar formularin e deklarimit të pasurisë përsonazheve të njohur të krimit në këtë qytet.
Abcnews.al mëson se objekt i OFL kësaj radhe kanë qenë Muhamed dhe Ibrahim Lici si edhe Bledar dhe Gëzim Cafi.
Të katërt ata njihen si pjestar të fiseve të njohura në këtë qytet.
Njoftimi i OFL
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
M. L., banues në Shkodër, i cili aktualisht është i paraburgosur në burgun e Shkodrës, I. L., B. C., dhe G. C., banues në Shkodër.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./abcnews.al




















