Kosovë
Vjosa Osmani: Duhet ta parandalojmë me çdo kusht Thaçin të zgjidhet sërish President

Duke folur për dështimin e koalicionit mes LDK-së dhe VV-së dhe fillet e këtij koalicioni, Vjosa Osmani ka thënë se ‘këto dy parti duhej ta parandalonin Thacin me cdo kusht të zgjidhet edhe në një mandat President.
“Ne duhet të parandalojmë me cdo kusht që Thaci të zgjidhet edhe në një mandat për President”, ka thënë Osmani, përcjell Periskopi.
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se LDK ka mundur ta tejkalojë situatën e krijuar rreth shkarkimit të Agim Veliut.
“Ka pasur mundësi të zgjidhet edhe kjo cështje, mbijetesa e koalicionit ka qenë me rëndësi për Kosovën. Nuk mund të shikohet në prizma personale. Ka pasur mundësi të tejkalohet”, ka thënë ajo në emisionin e debatit Pressing, përcjell Periskopi.






















