Connect with us

Kosovë

Vjosa Osmani del kundër dekretit që Avdullah Hoti propozohet për Kryeministër, reagon Haziri

Publikuar

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas lajmit se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfaqur edhe një herë një qëndrim të kundërt me partinë e saj, LDK’në.

U raportua sot se Osmani, që mban postin e nënkryetares në LDK, ka dalë kundër partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ish-kandidatja e LDK’së për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ka kërkuar të shpallet antikushtetues dekreti i presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për ta mandatuar bashkëpartiakun e saj, Avdullah Hoti, për kryeministër të ri të vendit.

E, LDK’ja nuk ka pritur një qëndrim të tillë të Osmanit në komentet e saj.

Kështu ka thënë bashkëpartiaku i saj, gjithashtu nënkryetar i LDK’së, Lutfi Haziri.

“Kemi pritur të jetë neutrale”, ka thënë Haziri në KTV.

NA NDIQ NË FACEBOOK