Connect with us

Kosovë

Vjen një propozim për dizajnin e “Dardanit”, monedhës kombëtare të Kosovës

Publikuar

Ideja që Kosova të ketë monedhën e saj kombëtare “Dardanin” ka qarkulluar gjithmonë.

Ka pasur edhe debat se a duhet apo jo të ekzistojë një monedhë e tillë.

Megjithatë, kompania Dardha Solutions ka vendosur që të provojë dizajnimin e kësaj monedhe, për të parë se si do të dukej ajo.

“Monedha kombëtare është një ide e kahmotshme e popullit tonë. Emri më i diskutuar për këtë monedhë ka qenë “Dardan”. Por, si do të dukej një kartëmonedhë Dardani? Dardha Solutions ka vendosur të provojë dizajnimin e saj, për t’jua dhënë një ide”, ka shkruar kjo kompani.

Në këto kartëmonedha janë përdorur figura të njohura kombëtare, si Adem Jashari, Nënë Tereza, Skënderbeu, Ibrahim Rugova, Ganimete Tërbeshi etj.

Monedha kombëtare është një ide e kahmotshme e popullit tonë.Emri më i diskutuar për këtë monedhë ka qenë…

Gepostet von Dardha Solutions am Samstag, 30. Mai 2020

NA NDIQ NË FACEBOOK