Connect with us

Lajme

Vjedhjet/ Eksperti i sigurisë, Murtezani: Ja si duhet të veprojnë bizneset!

Publikuar

Vjedhja e shpeshta të ekspoziturave të bankave por edhe rasti i fundit në Saraj ku u grabitën 2 milionë denarë janë dukuri shqetësues që dëmtojnë bizneset, shkruan Zyrtare.net

Eksperti i çështjeve të sigurisë Hasim Murtezani në një prononcim për Zyrtare.net shprehet se bizneset private të hollat e tyre të qarkullimit duhet ti deponojnë në bankë përmes agjencive private për sigurim pasi sipas tij janë më të sigurta.

“Bizneset private ti deponojn të hollat përmes agjencive private për sigurim sepse të njëjtat janë të pajisura me pajisje rezistuese dhe mbrojtëse, pra me armë zjarri, automjete speciale transporti dhe njerëz të certifikuar për transport parash”, thekson Murtezani.

Sipas tij grupacionet që plaçkisin janë shumë të përgatitura dhe studiojnë mirë lëvzijet e individëve.

“Bandat janë grup njerëzish të cilët para sulmit studiojnë mirë lëvizjet e cakut të tyre dhe në momente më të përshtatshëme ata godasin. Kjo nënkupton se në rastet kur paratë e bizneseve deponohen në banka vetëm një individ i cili nuk mund të bëjë dhe rezistencë profesionale dhe në vetëmbrojtje, për grupet e këtilla momenti i grabitjes së parave është shumë i favorshëm dhe 100% i suksesshëm!”, ka thënë eksperti i çështjeve të sigurisë, Hasim Murtezani./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK