Lajme
VIDEO/ Çfarë po ndodh te Teatri… Forca të shumta policie, rezistencës i bashkohet Basha dhe Kryemadhi

Forca të shumta policie kanë rrethuar Teatrin Kombëtar rreth mbrëmjes.
Artistët thonë se pritet që sonte policia të ndërhyjë dhe të marrë në mbrojtje Teatrin Kombëtar.
Kanë informacion të pakonfirmuar se në orën 23:00 mund të rrethohet zona.
Shumë qytetarë janë nisur drejt Teatrit Kombëtar në mbrojtje të tij pas publikimit të lajmit se natën e sotme pritet shembja e tij.
Por përveç qytetarëve nuk mungojnë as politikanët. Së fundmi drejt Teatrit është nisur edhe kreu i PD, Lulzim Basha.
Për të dytën natë me radhë, Aleancës për Mbrojtjen e Tetarit i është bashkuar dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe ish-deputetë të tjerë të opozitës.
Ajo vlerësoi Këshillin e Lartë të Shtetit që i ka rekomanduar kryetarit të Bashkisë së Tiranës të pezullojë procedurat e shembjes së godinës së Teatrit deri sa Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim për këtë çështje, në kushtet kur drejtësia është në gjumë sipas Kryemadhit.


















