Kosovë
Veseli: Të rreptësohen masat ligjore ndaj shkaktarëve të dhunës ndaj grave

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar Qendrën për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore.
Veseli shkruan në Facebook:
Sot vizitova Qendrën për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, për t’u interesuar për fenomenin shqetësues të dhunës ndaj grave që u shtua gjatë pandemisë si dhe për të shprehur vlerësimin e mirënjohjen për kontributin e madh që jep kjo qendër.
Ne, të gjithë, duhet të shtojmë solidaritetin e kujdesin për viktimat e dhunës si dhe të bëjmë thirrje ndaj institucioneve shtetërore për më shumë vëmendje për gratë e kërcënuara nga dhuna. Po ashtu duhet të rreptësohen masat ligjore kundrejt shkaktarëve të dhunës ndaj grave dhe të rrisim sensibilizimin qytetar për të parandaluar dhe denoncuar çdo formë të dhunës.



















