Connect with us

Kosovë

Veseli: Më shumë përkushtim që fëmijët si Rijadi të integrohen kudo në shoqëri

Publikuar

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i është bashkuar aksionit të organizatës UNICEF në mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Veseli shkruan në Facebook:

Edhe unë iu bashkova aksionit simbolik të organizuar prej zyrës së Kosovës të organizatës UNICEF në mbrojtje të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Instalacioni i 120 karrocave me çanta shkolle, që është vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, është me të vërtetë goditës e kuptimplotë dhe shërben si një thirrje e fortë për të shtuar kujdesin ndaj kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë.

Bashkë me deputeten Valdete Idrizi e vizituam këtë instalacion ku edhe biseduam me Rijad Mehmetin, një djalë të mrekullueshëm i cili më së miri dinte të artikulonte problemet dhe nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuar. Shoqëria jonë duhet të tregojë më shumë vëmendje, solidaritet e përkushtim në mënyrë që fëmijët si Rijadi të integrohen e përfshihen kudo në shoqër

 

NA NDIQ NË FACEBOOK