Kosovë
Veseli kërkon që stacioni i trenave në Prishtinë të bëhet muze i dëbimit të shqiptarëve

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar Stacionin e Trenit në Prishtinë, vend ky ku para 21 vjetësh janë larguar me dhunë nga forcat serbe qytetarët e kësaj ane.
Veseli ka propozuar që kjo hapësirë të kthehet në muze në mënyrë që sipas tij, të mos harrohet e kaluar e lavdishme e kosovarëve.
Kreu i PDK-së, më tej shtoi se në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve ka zgjedhur që ta vizitojë këtë hapësirë për të kujtuar historinë, e që sipas tij, nuk do të harrohet asnjëherë.
“…kjo është fusha e dhembjes së Prishtinës, kjo është monumente në vete ku gjysma e Prishtinës janë depërtuar nuk e kanë ditur fatin e tyre”.
“Ky monument duhet të zyrtarizohet, më vjen keq që nuk ka ndodhur po se ka qare pa ndodhur ky do të jetë muzeu i dhembjes së Kosovës, muzeu i dhembjes së Prishtinës dhe pjesa te tjegullorja atje ku do ta ndërrojmë. Nuk duhet të jemi popull hakmarrës, por ta dokumentojmë dhimbjen që e kemi kaluar”.
“Na se kem ndërmjet me harru, shumë po politizohet çdo gjë në Kosovë, por dhimbja jonë është veç një nuk parti nuk ka politikë. Sot 18 maji është Dita Ndërkombëtar e Muzeve, nuk kem me heq dorë nga ideja edhe për të pagjeturit në mënyrë të veçantë”.
Remzi Berisha, dëshmitar i depërtimeve, ka tregua se pothuajse të gjithë qytetarët e Prishtinës gjatë luftës kanë kaluar në këtë hapësirë, raporton EO.
“Janë bartur kufoma nga këtu sepse kanë vdekur pleq. Krejt Prishtina kanë kaluar nga këtu, ka pasur rast që edhe kanë kaluar natën në këto shtëpi tek stacioni, kush ka mundur ka hyrë për dritare e për dere”.




















