Sport
Vendimi nga mbledhja e Premierligës: Selektohen stadiume, asnjë skuadër nuk luan në shtëpinë e saj

Pas më shumë se katër orësh diskutime, 20 klubet e Premierligës kanë përfunduar takimin e tyre, nga ku janë marrë disa vendime.
Sipas raportimeve të medieve britanike, skuadrat kanë votuar pro kompletimit të sezonit, sapo qeveria të jap leje.
Po ashtu, nga mediet britanike mësohet se janë selektuar disa stadiume ku mund të luhen ndeshjet.
Klubet e Preimerligës janë pajtuar që vendet e zgjedhura duhet të jenë larg zonave urban të ngjeshura. Stadiumi i Londrës, ‘Emirates’ si dhe ‘Etihad’ janë të sigurta, përcjell lajmi.net.
Gjithashtu, asnjë klub nuk do të luajë në shtëpinë e vet.
Ndërkohë, Premierliga akoma nuk ka lëshuar komunikatën zyrtare për takimin. /Lajmi.net/





















