Sport
Vendimi i FFK-së sjell ndryshimë të mëdha në ligat e futbollit

Në këto liga, është vendosur që sezoni të shpallet i mbyllur me renditjet aktuale.
Nga Superliga e Kosovës këtë sezon do të bien katër skuadra, ndërsa në të do të inkuadrohen dy skuadra.

FC Besa si kampione dhe KF Arbëria nga vendi i dytë, kanë siguruar nga një vend në Superligë për sezonin 2020/2021.
Gjithashtu është vendosur që nga Liga e Parë të mos largohet asnjë skuadër, me KF Vëllaznimin që i shpëton rënies në Ligën e Dytë.
Kjo ligë në sezonin e ri do të ketë 20 skuadra, ku katër do të vinë nga Superliga, dhe dy nga Liga e Dytë.

Nga Liga e Dytë plasmanin kanë siguruar KF Kika dhe FC A&N.
Në fund, nga Ligat e Tretë në Ligën e Dytë janë inkuadruar KF Dushkaja nga Rajoni i Pejës dhe KF Vjosa e Shtimes.Lajmi.net/






















