Connect with us

Lajme

Veliaj tregon pse u shemb Teatri dhe si do bëhet i riu

Publikuar

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një komunikim live shpjegoi se pse duhet një teatër të ri dhe pse u shemb i vjetri në vend të rikonstrukturimit.

“Po e bëjmë live meqë jemi dhe në rrjetet socale, që mesazhi të shkojë te të gjithë. Ka qenë një fundjavë shumë e vështirë, Ka nisur një gjueti shtrigash, një lincim publik, por dua tju them që merrni zemër, nqs këto do ishin vendime të lehta do i kishte bërë ai që ishte para meje.

Është një moment i ngjashëm me atë të Astirit. Ka qenë për të gjithë e vështirë , sepse nuk është mirë kur zgjohesh në mëngjes dhe gjen mallkimet të të vdesë djali, nuk është e lehtë.

Them se keta që kanë këtë fjalor nuk kanë shkelur kurrë në teatër. I kuptoj hienat politike dhe lojën e tyre. 8930 m katror sipërfaqja e TK të së ri. pra kjo është 3 fish me atë që ishte, për zonën artistike, 4 auditore, njëri prej tyre i madh me 650 vende, një black box me 150 vend, një tjetër me 350 vende, dhe një të hapur në tarracë. Skena do jetë më e madhja që kemi sot në Republikë, ambiente ndihmëse për aktorët mbi 500 m katror. Do kemi ambiente për përgatitjen e artistëve para se të hyjnë në skenë.

Do ketë një zonë publike, 450 m katror, ambient pritje, do ketë funksione kateringu. ndërkohë pjesa më e madhe e atij të vjetrit kishte 8 lokale ku pihej kafe e raki. Do ketë një depo, ku çdo gjë do vendoset aty, që mos të ndahemi në 20 copa, hapësiara për teknikën , administratën.

Kjo është skeda teknike e TK së ri.

Sa për pyetjet se pse nuk u rikonstrukturua po ju them se Teatri i vjetër nuk mund të rikonstrukturohej për të qenë një teatër bashkëkohor. Siç e patë aty doli tallash, dhe nuk kishte si të zgjerohej më shumë, nuk ekziston më ajo teknologji përvecse në Afrikë që ta restauronim me tallash.
Nuk gjetëm një gram beton apo çelik që të mbante. 97 nga 98 aktorë plus 60 vota në këshillin bashkiak donin një teatër të ri”, tha Veliaj, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Lajme4 minutes ago

Gjykata shtyu seancën për “Lotarinë Shtetërore” pas ndalimit të Përparim Bajramit, gjyqi vazhdon më 18 shtator

Maqedoni10 minutes ago

Alarm në arsim: 3 në 4 nxënës 15-vjeçarë në Maqedoni nuk kuptojnë atë që lexojnë

Shqipëri10 minutes ago

Rrëfimet tronditëse të ish-partnereve të Elon Musk: Ai është i çmendur dhe shumë i fuqishëm! Mund të jetë më i rrezikshmi në botë…

Maqedoni40 minutes ago

Sulmon kunatën dhe mbesën në oborrin e shtëpisë, arrestohet 46-vjeçari

Kosovë54 minutes ago

Rrustemi i VV’së godet LDK’në që abstenoi për Albulena Haxhiun: Le të abstenojnë edhe për Bekim Sejdiun

Kosovë54 minutes ago

‘‘Deklaratë skandaloze’’, Bajqinovci i ashpër me deputetin nga Lista Serbe, komenton edhe propozimin e Kujtim Shalës për nënkryetarë; “Është problematike”

Kosovë55 minutes ago

Ilir Kërçeli: Si me votu Shalën, kjo është e pakuptimtë

Maqedoni58 minutes ago

Toshkovski pas arrestimit të Bajramit: “Askush nuk do t’i shpëtojë drejtësisë”

Lajme59 minutes ago

Hamza: Është përmbysur rendi kushtetues, e votojmë nënkryetaren që është propozuar nga PDK

Maqedoni59 minutes ago

MASH tërheq programin për edukimin seksual: “Do ta shqyrtojmë fjalë për fjalë”

Shqipëri2 hours ago

Incident në paraburgimin e Komisariatit të Sarandës, i arrestuari sulmon efektivët! Kishte 2 precedentë penalë, i gjendet edhe pistoletë me mulli

Lajme3 hours ago

Dhuna ndaj Eduard Kuçit, Gjykata jep vendimin për Jozin

NA NDIQ NË FACEBOOK