Sport
Vdes futbollisti i Atalantas

19-vjeçari,i cili u pranua në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në Varese të premten, vdiq sot në mëngjes.
Mesfushori ishte në huazim te Legnano në Serinë D dhe klubi e përshkruan atë si ‘një djalë i artë, shembullor në jetë dhe lojë’, transmeton lajmi.net.
Rinaldi u rrit në akademinë e Atalanta, ku luajti që kur ishte 13 vjeç dhe ndihmoi skuadrën e U-17 që të merrte Skudeton dhe Superkupën e Italisë.
Ekipi dhe presidenti i shprehën ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. /Lajmi.net/





















