Connect with us

Kosovë

Vdekja e të riut nga Gjilani: Konjufca fajëson Lutfi Hazirin se anashkaloi institucionet në Kosovë

Publikuar

Për vdekjen e të riut në Gjilan, ministri i jashtëm në detyrë Glauk Konjufca, thotë se janë njoftuar 24 orë me vonesë.  Ai ka thënë se Lutfi Haziri është angazhuar si kryetar komune për kthimin e të riut nga Gjermania, duke anashkaluar procedurat e nevojshme.

Poashtu, Konjufca ka fajësuar Hazirin se ka ‘anashkaluar hallkat institucionale qendrore për informimin rreth gjendjes shëndetësore të të riut”.

“Kryetari i komunës, ia ka shpjeguar ambasadorit në Gjermani gjendjen e ne si Ministri e jashtme nuk n aka dhënë informacione të cilat do ia thonim Ministrisë së Shëndetësisë, krejt këto hallka të cilat ftoj Prokurorinë me u marrë sepse secili ka përgjegjësinë e tij dhe Prokuroria duhet me ardhë te një konstatim préciz. Karantimi i tij ka ardhë, në Ministrinë e Jashtme nuk ka pasë asnjë informacion asnjë dokumentacion për problemet që mund të ketë pasur. Asnjë dokumentacion që problemet shpirtërore që janë pretenduar që ka pasur i njderi, nuk kemi pasur. Krejt cka ka prezentu me sa e di unë, ka qenë një dokumentacion që ka ardhë më pas pas ndodhjes së rastit, së paku 24 orë pas rastit, ku janë përmendë problemet e tij me veshkë, ku është i bashkangjitur një material i vitit 2019 për problemet me veshkë. Kur është pyetur nga autoritetet ai vet se a ka problem shëndetësore, ai ka thënë se nuk ka pasur.  Përmes figurave të rëndësishme politike në Kosovë, kanë ndërhyrë në Ambasadë, është mundësuar kthimi i tij në Kosovë.  Ne e kemi raport zyrtar që kryetari i komunës ka kërkuar kthimin e tij dhe ka përmend fjalën depression. Ky raport me fjalën depression në MPJ ka ardhë 24 orë pas rastit.  Nuk është dashur përmes metodave të anashkalimit, të MPJ-së, prej pozicionimit të tij në Gjermani e deri te karantinimi, me na ikë si informacion. Unë mendoj se nëse keni një rast të tillë dhe e përdorni fjalën depression, unë mendoj se është gabim kthimi i tij në Republikën e Kosovës. Ai do të duhej ta merrte trajtimin e tij në Gjermani, janë raste specifike ku trajtohen me masa të vecanta dhe ku identiteti i pacientit bëhet cmos për t’u ruajtur”, ka thënë Konjufca në Interaktiv përcjell Periskopi.

 

–>

NA NDIQ NË FACEBOOK