Connect with us

Sport

Vazhdojnë vendimet befasuese të Federatës së Futbollit të Francës

Publikuar

Pasi i dhanë fund sezonit aktual në futboll, FFF tashmë ka marrë edhe një vendim të papritur.

‘RMC’ raporton se FFF ka marrë vendim që divizioni i tretë i futbollit francez të mos ketë një kampion, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, dy skuadrat e para të kësaj lige, Pau dhe Dunkerque, pritet të promovohen në Ligue 2.

Vendimi po shihet si i papranueshëm, pasur parasysh se Ligue 1 ka njohur kampionin e saj, që është PSG.

Skuadra lidere në tabelën e këtij divizioni është ajo e Pau me 48 pikë, kurse Dunkerque qëndon në pozitën e dytë, me një pikë më pak. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK