Connect with us

Sport

Van Persie tregon pse zgjodhi Man Utd para Man Cityt

Publikuar

Holandezi iu bashkua ‘Djajve të Kuq’ nga rivalët e Arsenal në një marrëveshje prej 25 milionë euro në vitin 2012, duke udhëhequr atë drejt titullit të 20-të të Premierligës, ku shënoi 26 gola në sezonin e parë në ‘Old Trafford’.

Van Persie që atëkohë tek Arsenal kishte hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës, po kërkohej edhe nga Manchester City dhe Arsenal.

“Ferguson bëri diferencën në vendim tim për të zgjedhur Manchester United”, ka deklaruar Van Persie, përcjell lajmi.net.

“Për shkak të mënyrës sesi menaxhon, historitë që kam dëgjuar dhe shkaku i lojtarëve që ishin atje”.

“Unë më të vërtetë doja të fitoja dhe kur shikoja atë ekip me Giggs, Carrick, Scholes, Vidic, Ferdinand, të gjithë ishin fitues, ata fituan të gjitha”./Lajmi.net/