Sport
Van Gaal me fjalë të mëdha për transferimin e ri të Chelseat

Një marrëveshje prej 40 milionë eurosh bëri që 27-vjeçari nga sezoni i ardhshëm të luajë në ‘Stamford Bridge’.
Me sezonin aktual në Holandë që u përfundua, i është hapur rruga Ziyech për të arritur në Londrën Perëndimore.
“Ai është zhvilluar jashtëzakonisht shumë në Ajax. Jo aq shumë në kreativitet, por si lojtar i ekipit”, tha Van Gaal, transmeton lajmi.net.
“Publiku ka kuptuar se ai punon shumë për një lojtar krijues. Dhe pastaj ai shënon gola dhe jep asistime”.
“Kjo e bën një lojtar special”, vazhdoi ai. /Lajmi.net/






















