Sport
Van Dijk zbulon pse refuzoi Man Cityn për Liverpoolin

Në afatin dimrëror të janarit, shumë klube u paraqitën të nënshkruan me mbrojtësi e Southampton asokohe, por ky i fundit zgjodhi të kalonte në ‘Anfield’.
Që nga atëherë, ai ka parë vetëm përmirësime – madje duke e krahasuar edhe me disa nga mbrojtësit më të mirë të futbollit, përcjell lajmi.net.
“Para se të merrja vendimin për të zgjedhur Liverpoolin, shikoja të gjitha aspektet e klubeve; mënyra e lojës, shokët e skuadrës, e ardhmja”, tha Van Dijk për BT Sport. “Qyteti, tifozët gjithçka luajnë rol të madh në një klub”.
“Unë mendoj se Liverpooli në atë kohë kur mora vendimin ishte vendimi i duhur dhe padyshim të arrija në finalen e Ligën e Kampionëve në gjashtë muajt e parë të mi ishte një bonus i madh dhe më ndihmoi shumë në zhvillimin tim”. /Lajmi.net/






















