Sport
Van Bronckhorst synon stolin e Arsenal ose Rangers
Ish reprezentuesi i kombëtares së Holandës, Giovanni van Bronckhorst ka thënë se shpreson që një ditë të drejtojë skuadrën e Arsenal, ose atë të Rangers, pas inspirimit që ka marrë nga Pep Guardiola.
Aktualisht, ish mbrojtësi i Barcelonës drejton një skuadër në Superligën e Kinës, por Britania e Madhe mbetet cak për të.
“Për momentin po e shijoj punën time në Kinë”, ka thënë van Bronckhorst, transmeton lajmi.net.
“Por, si lojtar kisha ambicie, dhe si trajner kam ambicie. Premierliga për mua është liga numër një në botë dhe do të doja të punoja atje. Për mua kjo është një ambicie”, ka shtuar holandezi, i pyetur nëse do të punonte në Britani.
Van Bronckhorst ka qenë në regjistrat e Arsenal mes viteve 2001 dhe 2003, kur regjistronte 41 paraqitje. Ai pati aventurë edhe me Rangers, kurse një të tillë synon ta ketë edhe si trajner.
Pozitat e Mikel Arteta dhe Steven Gerrard janë vështirë të prekshme aktualisht, por Gio mund të punojë akoma për t’u futur në konsideratë. /Lajmi.net/
-
Lajme1 day ago
Ali Ahmeti: Shqiptarët në regjistrim nuk mund të jenë më pak se 25 për qind
-
Lajme2 days ago
24 mijë qytetarë të tjerë do të marrin 6.000 denarë deri në fund të marsit
-
Lajme2 days ago
Erion Veliaj padit Grida Dumën: Shihemi në gjykatë!
-
Sport1 day ago
Ajrullahu debuton me gol te Makedonia Gj.P (Video)