Connect with us

Ndryshe

Uji i pishinës vret koronavirusin, ja çfarë thotë studimi i fundit

Publikuar

Uji i pishinave arrin të vrasë koronavirusin. Të paktën kështu thotë një studim i publikuar në mediat e huaja.

Uji i pishinave ka klor dhe siç e shpjegojnë ekspertët, vret mikrobet dhe për këtë arsye i jep fund koronavirusit.

Studimi u hartua nga Inail dhe National Institute of Health dhe është një dokument me informacione rreth larjes.

Por duke marrë parasysh që situata po evoluon vazhdimisht, është mirë të nënvizohet se rregullat mund të përditësohen në çdo kohë.

Në studim nënvizohet se notarët nuk do të duhet të vendosin maskë, por kushdo që hyn në ujë duhet të mbajë një distancë të caktuar nga njerëzit e tjerë, siç është këshilluar e përshtatshme pas shpërthimit të koronavirusit dhe që tashmë jemi mësuar.

Marco Tinelli, specialist i bordit të Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive (Simit) tha: “duke respektuar distancën, noti është tashmë i sigurt, virusi në ujë do të vritej menjëherë nga klori.

Rregullat theksonin se në pishina notarët do duhet të rrinin 7 metra larg njëri-tjetrit, por edhe një distancë më e vogël mund të aplikohet, transmeton noa.

NA NDIQ NË FACEBOOK