Sport
Tyson po bëhet gati, në ring e pret ish-kampioni i UFC

Ekzistojnë shumë spekulime që Tyson do të luftojë me Evander Holyfield. Të dy boksierët janë duke u stërvitur shumë për momentin, gjë që ka bërë të mendohet një meç mes tyre.
Por nuk përjashtohet mundësia që kundërshtar i Tyson të jetë ish luftëtari i MMA dhe kampioni i UFC, Victor Belfort, i cili ka postuar një video të Tyson në llogarinë e tij në Instagram.
“Kampioni më i ri i boksit me kampionin më të ri të UFC”, ka shkruar Belfort, përcjell lajmi.net.
“Mike ishte frymëzimi im për t’u bërë mbret dhe garuesi me më shumë nokaute në historinë e UFC”, ka shtuar ai./Lajmi.net/


& record hold of most K.O in @ufc history since 1993





















