Connect with us

Lajme

Tryeza e Reformës Zgjedhore, Soreca: E rëndësishme që ka mbështetjen e të gjithë aktorëve

Publikuar

Ambasadori i BE, Luigi Soreca përshëndeti rinisjen e punës së tryezës për Reformën Zgjedhore edhe pse situata nuk është e lehtë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas ambasadorit Soreca është shumë e rëndësishme që kjo reformë mbështetet nga të gjithë aktorët, e cila gjithashtu është dhe një ndër kushtet e KE për vijueshmërinë e procesit të integrimit.

“Është thelbësore që Këshilli Politik rinisi punën për Reformën Zgjedhore edhe në këto kohë të vështira të shkaktuara nga pandemia e Covid-19. E rëndësishme që reforma mbështetet nga të gjithë aktorët politikë, në interesin më të lartë të Shqipërisë për të përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli i Europës”, shkuan Soreca në Twitter./A2/

NA NDIQ NË FACEBOOK