Connect with us

Kosovë

Trump shpërndan videon tmerruese ku thuhet që “Demokrati i mirë është demokrati i vdekur”

Publikuar

Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter një video nga “Kaubojët për Trumpin” dhe njerëzit janë lënë të tmerruar nga përmbajtja e saj.

Videoja paraqet liderin e grupit Couy Griffin duke folur para një turme të mbështetësve të tij e duke thënë:

“Kam ardhur në përfundimin se i vetmi demokrat i mirë është demokrati i vdekur.”

Por, megjithatë ai sqaron se ishte duke folur në sensin politik dhe jo atë fizik të fjalës, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Ai ka deklaruar se ishte agjenda politike e demokratëve ajo që meritonte të zhdukej.

Dhe njerëzit natyrshëm janë të frikësuar nga ripostimi i kësaj videoje që e ka bërë hiç më pak se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë se një frazë e tillë ishte popullore edhe mes kriminelëve të luftës nga Serbia kur thonin se “shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”. /Periskopi  

NA NDIQ NË FACEBOOK