Sport
Tronditen autoritet e Francës, luhet një ndeshje ilegale – 400 tifozë futen në fushë për të festuar

Takimet e më shumë se 10 personave janë të ndaluara nën masat Covid-19 në Francë, megjithatë një turmë e madhe mori pjesë në ndeshjen e së dielës midis Neuhof dhe Hautepierre.
Videoja siç duket e marrë në ndeshje, e luajtur në Stade Paco Meteo, mund të shihet në YouTube dhe tregon se masat distancuese sociale po injorohen. Raportet lokale pretendojnë se 300 deri 400 njerëz u mblodhën për të parë pasi ndeshja u njoftua në Facebook, përcjell lajmi.net.
Pamjet nga rrjetet sociale treguan dukshëm skena kaotike, me tifozët që pushtuan fushën për të festuar golat.
Nënkryetari i bashkisë së Strasburgut, Serge Oehler, tha: “Ajo që ndodhi këtë fundjavë është e papërgjegjshme dhe e një rëndësie të pashpjegueshme. Autoritet duhet të dënojnë me forcë dhe të veprojnë. Nëse pas shikimit rezulton se menaxherët e klubit kanë marrë pjesë në këtë, padyshim që do të ketë një përgjigje proporcionale”. /Lajmi.net/























