Connect with us

Sport

Tri ndeshje në Bundesliga, Valon Berisha pritet të zbresë në fushën e blertë në ditën e Fitër Bajramit

Publikuar

Kampionati gjerman është i vetmi nga top pesë kampionatet evropiane që ka rinisur sezonin, dhe tashmë luan xhiron e dytë pas suspendimit.

Sot, në kuadër të Bundesligas, do të luhen tri ndeshje, përfshirë atë të Fortuna Dusseldorf, ku aktivizohet Valon Berisha.

Ylli kosovar do të ketë punë me skuadrën e FC Koln, në ditën e Fitër Bajramit, shkruan lajmi.net. Ndeshja mes Koln dhe Fortuna luhet me fillim nga ora 18:00.

Ndërkohë, ndeshja që i jep start ditës së sotme është ajo mes Schalke 04 dhe Augsburg, e cila në kalendar është e regjistruar të fillojë në ora 13:30.

Ndërkohë, vëmendje do të ketë edhe për Mainz 05 – Leipzig. Këto dy skuadra përballen me fillim nga ora 15:30. Favoritët në letër janë mysafirët.

Aktive sot do të jetë edhe Bundesliga 2, ku gjithashtu luhen tri ndeshje; Hamburg – Arminia Bielefeld, Kiel – Stuttgart dhe Kalsruher – Bochum. Të tri këto ndeshje luhen me fillim nga ora 13:30. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK