Connect with us

Sport

Tre lojtarët e Juventus që mund të përfshihen në ofertën për Pogba

Publikuar

me

Paul Pogba po vazhdon të lidhet me një rikthim të mundshëm te skuadra e Juventus, pasi aventura e tij e dytë me Man Utd nuk ishte më e mira e mundshme.

Mesfushori francez pëlqehet shumë nga ‘Zonja e vjetër’, dhe për të, tre lojtarë përmenden si mundësi për t’u përfshirë në ofertë.

‘Rai’ raporton se Aaron Ramsey, Adrien Rabiot apo Douglas Costa mund të përfshihen në ofertën e Juves për Paul Pogba, transmeton lajmi.net.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se negociatat mes kampionëve të Italisë dhe Man Utd po vazhdojnë ‘prapa skenave’, në Monako.

Man Utd për një kohë të gjatë është interesuar për Douglas Costa. Maurizio Sarri mund të heq dorë nga ai, pasi nuk arriti ta integrojë me taktikat e tij. /Lajmi.net/

MË TË LEXUARAT