Connect with us

Sport

Transferimi i Mbappe po dështon, Real Madrid ka gati alternativën tjetër

Publikuar

Sipas Le10Sport, ‘Los Blancos’ kanë vendosur të shkojnë pas reprezentuesit të Senegalit, Sadio Mane, përcjell lajmi.net.

Real Madrid kanë pasur Mbappen një objektiv kryesor, por negociatat e gjata dhe të mërzitshme me PSG-në, kanë bërë që skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane të shikojë alternativat tjera.

Sadio Mane ka dy sezone që paraqitet në nivele të larta te Liverpool, duke u shndërruar në mesin e sulmuesve më të mirë në botë.

Liverpool, Manen e ka transferuar në vitin 2016 nga Southampton, dhe vlera e tij besohet të jetë mbi 100 milionë euro./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK