Connect with us

Uncategorized

Tragjedi në Indi: Rrjedh gazi në fabrikën kimike, raportohet për mijëra të hospitalizuar dhe shumë të vdekur

Publikuar

Një rrjedhje gazi në një fabrikë kimike në jug të Indisë ka vrarë të paktën nëntë njerëz dhe ka bërë që qindra të tjerë të dërgohen me urgjencë në spital, mes frikës se numri i vdekjeve mund të shkojë shumë lart.

Gazi stirenit rrodhi nga një impiant në pronësi të një kompanie koreane gjatë orëve të para të ditës së sotme kur fshatarët në zonat përreth ishin ende në gjumë, tha një zyrtar në shtetin e Andra Pradeshit.

Rrjedhja ishte nga tanket 5 mijë tonëshe që ishin pa mbikëqyrje shkaku i masave restriktive të koronavirusit në Indi që janë vënë në zbatim që nga fundi i muajit mars, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Pamjet nga kanalet televizive indiane shfaqin njerëz, përfshirë edhe gra, duke qarë e duke qëndruar në rrugët e Visakhapatnamit, një qytet industrial mes Kolkatas dhe Chennait.

Swarupa Rani, një komisioner ndihmës i policisë në Visakhapatnam, tha se të paktën 9 njerëz kishin vdekur dhe mes 300 deri në 400 të tjerë ishin hospitalizuar. 1 mijë e 500 persona të tjerë janë evakuuar, kryesisht nga fshatrat përreth.

Por, një koordinator spitalesh në atë distrikt, tha se të paktën 1 mijë njerëz ishin dërguar në spitale të ndryshme, dhe se frikësohej që të tjerë mund të ishin të vdekur në shtëpitë e tyre. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK