Connect with us

Kosovë

Tragjedi në Berat, 3 viktima pjesë e një familje

Publikuar

Një ngjarje e tragjike ka ndodhur në fshatin Dushnik të qytetit të Beratit.

Tre persona kanë gjetur vdekjen ndërsa hapnin një pus për vaditje brenda territorit të shtëpisë së tyre.

Gjatë punimeve të tre viktimat kanë hasur në një xhep gazi të tokës. Shpërthimi në brendësi të pusit u ka marrë jetën të treve.

Tre viktimat janë pjesëtarë të një familje. Ata janë Gentian Golashi, Neim Hoxha dhe Kamber Hoxha.

Kamber Hoxha është xhaxhai i Neimit dhe daja i Gentianit.

Në fakt një prej tyre është nxjerrë nga polumbarët dhe është transportuar menjëherë në spital por fatkeqësisht ai ka humbur jetën.

Mësohet se fillimisht në pus ka hyrë xhaxhai Kamberi dhe më pas dy nipërit.

NA NDIQ NË FACEBOOK