Connect with us

Kosovë

Totaj reagon pasi Gjykata tha se Vitia e ka shkelur Kushtetutën në rastin e Prizrenit  

Publikuar

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar shkelje në rastin e karantinimit të Prizrenit.

Ai shkruan:

Pas ankesës së parashtruar nga PDK, Gjykata Kushtetuese paska vendosur se qeveria e shkarkuar, ministri Arben Vitia dhe shefi i tij Kurti e kanë shkelur Kushtetutën me rastin e shpalljes së Prizrenit si zonë e karantinuar.

Krahas shkejleve tjera, ky është tregues se kemi të bëjmë me një formë të tentimit të anashkalimit të institucioneve në proces të vendimmarrjes dhe uzurpimit te pushtetit nga eksponent tashmë të shkarkuar me më shumë se 2/3 e votave të deputetëve.

Për pasojë akoma e kemi të kufizuar të drejtën e lirisë së lëvizjes si pjesë e keqmenaxhimit të tëtësishëm të pandemisë se coronavirusit.

Edhe pas karantinës, Prizreni fatkeqësisht u prek nga një numër rastesh ditëve të fundit. Megjithatë ne ende duhet të kemi durim dhe të rrimë në shtëpi. Do t’ia dalim ?

 

NA NDIQ NË FACEBOOK