Lajme
Tiranë, protesta për teatrin tek sheshi “Skënderbej”

Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë gjatë ditës së sotme është mbajtur një protestë, transmeton Klan Kosova.
Policia e atjeshme ka tentuar të shperndajë protestuesit, si dhe ka shoqëruar mbi 10 pjesëmarrës në protestë.
Mësohet se të shoqëruarit ndodhen në komisariatin nr.1 ku janë vendosur në paraburgim.
Disa pas aktivistëve kanë mbërritur në komisariat për të ndjekur procedurat për lirimin e tyre dhe për të bërë thirrje që ata të largohen nga këta ambiente.
Tubimi i sotëm u tentua të mbahet në orë 12:00 ashtu siç ishte planifikuar po pak pas fillimit të saj ,menjëhere u bë shpërndarja nga ana e policisë.
Disa nga të shoqëruarit ndodhen edhe në komisariatin nr 3.
Ka edhe punonjës policie të cilët janë në hyrje të komisariatetit për të mbajtur situatën në kontroll.
Ka qenë një konfrontim i gjatë mes protestueve dhe policisë. Një pjesë e tyre janë shtrirë edhe në tokë për të shmangur dërgimin e tyre në komisariat, shkruan oranews.tv.




















