Connect with us

Sport

Tifozët e Celtic dalin të festojnë titullin, e pësojnë nga policia

Publikuar

Dhe skenat nuk ka të ngjarë të kalojnë pa u vërejtur edhe në Angli, mes shqetësimeve për tifozët që mund të mblidhen potencialisht jashtë terrenit kur kthehet Premierliga.

Liga e Futbollit Skocez Profesional mbajti një mbledhje të bordit të hënën dhe konfirmoi vendimin për t’i dhënë fund sezonit. Të premten, 12 klubet kishin rënë dakord se sezoni nuk mund të përfundonte, përcjell lajmi.net.

Ky vendim i dhuroi Celtic titullin e nëntë të njëpasnjëshëm të ligës; kur pandemia koronavirus ndaloi garën më 13 mars ata kishin epërsi prej 13 pikësh ndaj rivalëve Rangers, pasi kishin luajtur edhe një ndeshje më shumë.

Në komunikatë klubi udhëzoi tifozët të festojnë në shtëpi dhe të mos dalin në rrugë, por disa nuk mund t’i përshtaten rregullave.

Tifozët me fanella të Celtic ishin parë jashtë stadiumit, por që u ndaluan menjëherë nga policia. /Lajmi.net/


NA NDIQ NË FACEBOOK