Sport
Thyen rregullat e distancimit për herë të tretë, Tottenham nis hetimet për Aurier

27-vjeçari postoi një foto në rrjetet sociale, ku shihej ai dhe një berber pasi preu flokët.
Floktarët do të hapen nga 4 korriku në Angli, dhe njerëzit nuk mund të kenë vizitorë në shtëpitë e tyre.
Tottenham tha se ata ishin “duke hetuar rrethanat dhe do të merren me incidentin në mënyrë të duhur”, përcjell lajmi.net.
Aurier ishte mes lojtarëve të Tottenham që u kthye në stërvitje të martën – por para kësaj, ai theu rregullat e distancimit edhe dy herë të tjera më herët. /Lajmi.net/






















