Kosovë
Thaçi reagon për kërcënimin e Sveçlës ndaj Pacollit: Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht

Presidenti i vendit Hashim Thaci ka reaguar për kërcënimin që iu bë Behgjet Pacollit nga Xhelal Svecla, ku presidenti ka kërkuar urgjentisht të ndalohen kërcënimet që vinë nga grupi i Kurtit, ka shkruar Thaci
Kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re. Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës. HTH





















