Kosovë
Thaçi ngushëllon familjen e 26 vjeçarit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen e 26 vjeçarit i cili humbi jetën në karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.
“Jashtëzakonisht shumë tragjike humbja e jetës së të riut në Karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë. Humbja e jetës së këtij 26 vjeçari nga Gjilani na ka prekur tejmase të gjithëve. I shpreh ngushëllime të thella familjes së të ndjerit”, ka shkruar Thaçi.





















