Connect with us

Kosovë

Thaçi: Në rrethana të pandemisë bëhet edhe më i  rëndësishëm kujdesi për punëtorët

Publikuar

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në Ditën e Punëtorëve ka thënë se i mbështet kërkesat për kishte më të mira të punës dhe të drejta të punëtorëve.

Thaçi shkruan se në rrethana të pandemisë bëhet edhe më e rëndësishme që të kujdesemi për mirëqenien e tyre.

Postimi i Thaçit:

Më 1 Maj jo vetëm që festojmë, por edhe konfirmojmë përkushtimin tonë për të punuar çdo ditë që ta përmirësojmë pozitën e çdo punëtori në Kosovë. Si President i Republikës së Kosovës i mbështes kërkesat për kushte më të mira të punës dhe ndaj shqetësimin e përbashkët me punëtorët për zbatimin në praktikë të legjislacionit që mbron të drejtat e tyre. Në rrethanat e pandemisë bëhet edhe më e rëndësishme që të kujdesemi për punëtorët dhe për mirëqenien e tyre, duke iu ndihmuar ta tejkalojnë këtë krizë me sa më pak pasoja dhe bashkërisht të vazhdojmë ndërtimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës. HTH

NA NDIQ NË FACEBOOK