Connect with us

Kosovë

Thaçi: Mirënjohje të pakufishme të gjithë infermierëve

Publikuar

Presidenti Hashim Thaçi, ka shprehur falënderim ndaj infermierëve kosovarë në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë.

“Kjo ditë për ne në Kosovë është mundësi e mirë që t’u shprehim falënderim të madh të gjithë infermierëve dhe personelit shëndetësor për punën e përditshme të tyre, me shumë sfida e peripeci, në kujdes të përhershëm për qytetarët, familjet dhe komunitetet në përgjithësi!”, është shprehur Thaçi.

“Mirënjohje të pakufishme të gjithë infermierëve tanë, që me punën dhe përkushtimin e tyre, çdo ditë përkujdesen për ruajtjen e shëndetit dhe shërimin apo pakësimin e dhmbjeve të të gjithë atyre që kanë nevojë për kujdesin e tyre!”, shkruan Presidenti.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK