Kosovë
Thaçi: Albin Kurti ka mundësuar shtrirjen e autoritetit të Serbisë në veri

Hashim Thaçi, president i Kosovës ka thënë se që prej mas vitit 2000, kurrë s’ka pasur autoritet më të madh Serbia në very, se sa tash gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, transmeton Periskopi.
‘’Serbia sot ka shumë autoritet në veri, dhe tash në tre muajt e fundit më shumë se në vitet 2000, 2002’’, ka thënë ai në Rubikon.
‘’Kurti ka mundësuar shtrirjen e autoritetit të Serbisë në veri. Pranimi i testeve nga Serbia, hapja e kufirit me Serbinë në kohë të COVID, një veprim i gabuar dhe i dëmshëm’’
‘’Acarimi në ekstem me Serbinë, prishja e raportit me SHBA dhe lojaliteti ekstrem me Serbinë’’/PERISKOPI/





















