Kosovë
Teutë Rrusta reagon ndaj deklaratës së Kurtit: Matematikë pastaj politikë- ka tendencë të bëhet totalitar

Sekretarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, e ka komentuar një fjali të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se një herë duhet matematikë, e pastaj politikë.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Rrusta thotë se kjo deklaratë e Kurtit, është kërkim i autoritetit të pakontestueshëm prej shkencës për sundimin që e ke ndërmend.
Tutje, ajo thotë se “mishërimi i dijës me shkencën dhe me të drejtën e politikën është shteg që dërgon në totalitarizëm të heshtur e të padukshëm, ama prap, totalitarizëm ka emrin”.
Postimi i plotë i saj:
Matematikë pastaj politikë tha kryeministri. Kjo është me kërku autoritet të pakontestueshëm prej shkencës për sundimin që ke ndërmend. Mishërimi i dijës me shkencën dhe me të drejtën e politikën është shteg që dërgon në totalitarizëm të heshtur e të padukshëm, ama prap, totalitarizëm ka emrin.





















