Kosovë
Tensione në konvikte: Të izoluarit duan drejtësi, kërkojnë takim me ministrin Vitia

Situatë e tensionuar ka qenë në mbrëmjen e sotme te Konviktet, ku disa persona shihet duke u shprehur indinjatën e tyre tek disa policë të cilët po e kryejnë punën e tyre.
Kjo vjen si thirrje ndaj padrejtësisë, që sipas tyre po bëhet, ngase shumë të tjerë që kanë qenë të izoluar po dalin nga aty.
Kështu tha për Indeksonline një qytetare e cila ka folur në kushte anonimiteti për shkaqe sigurie dhe frike. Ajo po qëndron tash e 14 ditë në konvikte.
“Jam në konviktin numër 7. Me të madhe po dalin nga këtu. Po griden çdo gjysmë orë dhe po dalin çdo një orë sepse nuk ka drejtësi.
I kisha lut që të vjen Ministri i Shëndetësisë, sepse psikologia që po vjen këtu me i nxjerrë, të gjithëve po u jep letër që janë psikologjikisht të sëmurë. Jam qe 14 ditë këtu, sot në orën 12:00 më është bërë testi, ende s’i kam marrë rezultatet.
Kemi qenë 120 persona që kemi ardhë nga Turqia, në aeroport i dërgun të gjithë në shtëpia, mbetëm vetëm 41″, ka treguar ajo.
Tutja ajo thotë se pas 3 ditëve qëndrim në karantinë, kanë mbetur vetëm 33 nga grupi i saj.
“E kisha lut si një qytetare e Kosovës, që e çoj zërin që të vjen ministri Arben Vitia”, përfundon ajo.
Situatë e tensionuar në konviktet e Prishtinës, të izoluarit duan drejtësi
Gepostet von IndeksOnline am Dienstag, 5. Mai 2020





















