Sport
Të hënën mbahet takimi i radhës i UEFA-s, ja çka do të diskutohet

Grupi Punues i Kalendarit të UEFA-s është duke punuar ngushtë me Shoqatën Evropiane të Klubeve [ECA] dhe Ligat Evropiane.
Franca dhe Hollanda kanë përfunduar sezonin e tyre të brendshëm pas kufizimeve të vendosura nga qeveritë, përcjell lajmi.net.
Detajet që përfshijnë Pro League të Belgjikës pritet të përshkruhen në një mbledhje të përgjithshme të premten [15 maj] pasi qeveria zgjati një ndalim për të gjitha ngjarjet sportive deri më 31 korrik.
Grupi i punës i UEFA do të bëjë rekomandime për drejtuesit kryesorë të organit drejtues deri më 27 maj, kur pritet një vendim nëse do të rifillojnë lojërat evropiane të këtij sezoni. /Lajmi.net/





















