Kosovë
Kosovë/ Të dhënat e fundit në Klinikën Infektive: 12 pacientë të hospitalizuar, 4 në gjendje të rëndë

Sipas njoftimit të fundit nga Klinika Infektive, janë të të hospitalizuar 12 pacientë me Covid-19, prej tyre:
• 8 pacientë janë në gjendje stabile;
• 4 në gjendje më të rëndë (prej të cilëve 2 janë me oksigjenoterapi në reparte të klinikës, ndërsa 2 në Mjekim intensiv).
Ja njoftimi:
Raport nga Klinika Infektive-QKUK
Prishtinë, 16 maj 2020
Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 12 pacientë me Covid-19.
Prej tyre:
• 8 pacientë janë në gjendje stabile;
• 4 në gjendje më të rëndë (prej të cilëve 2 janë me oksigjenoterapi në reparte të klinikës, ndërsa 2 në Mjekim intensiv).
3 pacientë të tjerë të cilët kanë rezultuar negativ në Covid-19 e vazhdojnë mjekimin në klinikë, kurse 3 të tjerë janë në pritje të rezultateve për SARS-Cov-2 (Covid-19).





















