Connect with us

Kosovë

Tallet Gecaj i LDK-së: Të rinjtë e partisë tonë mund të organizojnë një vallëzim të tillë

Publikuar

Zëvendësministri nga radhët e LDK-së, Bajram Gecaj është tallur goxha shumë me provat e sotme të Vetëvendosjes në shesh për një protestë.

“Gjithherë më ka fascinuar koreografia e vallëzimit grupor në rrugë … sot, disi papritur ?, më lindi ideja që ndoshta edhe të rinjtë tonë do të mund të organizojnë diçka të tillë!”, shkruan Gecaj teksa ka publikuar fotografi nga një koreografi që duket se e imagjinon për vallëzimin grupor.

Një provë-proteste e militantëve të Vetëvendosjes, sot ka marrë vëmendjen e kritikëve, duke qenë se – vec tjerash- ende nuk janë lehtësuar masat e pandemisë, në atë shkallë sa të ketë mbledhje të tilla njerëzish në rrugë e sheshe.

Kujtojmë se ende është në fuqi masa e njohur tashmë, ku qytetarëve u lejohet të dalin dy herë brenda ditës nga 90 minuta edhe atë me numrin e parafundit të letërnjoftimit.

Nga pyetjet e shumta që është ngritur sot, ka qenë edhe kjo: A kishin numër të njëjtë letërnjoftimi të gjithë këta qytetarë që u grumbulluan në shesh? /Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK