Connect with us

Kosovë

Tahiri: Vdekja e të riut në duart e shtetit nuk mund të kalojë pa dhënë përgjegjësi Vitia e Sveçla

Publikuar

më

Deputeti i PDK-së, ish-ministër i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka kërkuar hetim të plotë dhe përgjegjësi nga autoritetet përgjegjëse për vdekjen e të riut nga Gjilani në karantinën e qendrës së studentëve.Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se organet kompetente duhet të zhvillojnë procedurë gjithëpërfshirëse, në mënyrë që të gjithë zyrtarët përgjegjës të ballafaqohen me drejtësinë.

Deklarata e plotë e Abelard Tahirit:

Humbja e jetës së Agon Musliut, 26 vjeç, nga Gjilani, është e rëndë dhe i ka tronditur të gjithë. Ngushëllimet më të thella për familjen dhe më të dashurit e tij, që po përballen me një dhimbje të madhe.Vdekja e Agonit, në Qendrën e Studentëve, ku po mbahej i karantinuar, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, shënon viktimën e parë të papërgjegjësisë së Qeverisë Kurti që pandeminë po e menaxhon me masa emergjente dhe akte administrative në kundërshtim të hapur me parimet juridike të shtetit ligjor dhe rendit kushtetues.Vdekja e këtij të riu, duke qenë në duart e shtetit, nuk mund dhe nuk duhet të kalojë pa dhënë përgjegjësi urdhëruesit dhe zbatuesit e këtyre masave, Ministrat Arben Vitia dhe Xhelal Sfeçla.Ky rast tragjik duhet të zbardhet menjëherë dhe plotësisht. Organet kompetente duhet të zhvillojnë procedurë gjithëpërfshirëse, në mënyrë që të gjithë zyrtarët përgjegjës të ballafaqohen me drejtësinë.Tashmë i pamë tendencat e para për shfajësim dhe ikje nga përgjegjësia. Por, në asnjë rrethanë kjo nuk guxon të ndodhë dhe as nuk do të ndodhë.

Lajme48 minutes ago

Tragjedia e Gjilanit: Në intensivë, i plagosuri lufton për jetën, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore

Maqedoni2 hours ago

BDI dhe VLEN në rënie, liderët shqiptarë humbin terren – 41% e qytetarëve pa orientim partiak!

Shqipëri2 hours ago

Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit – Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj

Lajme3 hours ago

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

Maqedoni5 hours ago

Babai i tij ishte bari shqiptar, me më pak se një vit shkollë – i biri fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi!

Shqipëri5 hours ago

Rovena Ibrahimi rrëfen në Se Luan Topi humbjen e vëllait 42-vjeçar: Nëna na dha forcë edhe në dhimbjen e saj

Lajme6 hours ago

Kallas paralajmëron pas marrëveshjes Trump-Putin: Evropa nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

Maqedoni7 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Shqipëri8 hours ago

Ekskluzive në Goca dhe Gra/ Blerina Matraku rrëfen versionin e saj pas videove intime të Adi Hilës: I pagova 10 mijë euro për albumin

Lajme8 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Lajme9 hours ago

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Lajme9 hours ago

Jakup Huseini dhe Izet Mexhiti takojnë banorët e Çellopekut: Çdo ditë jemi mes qytetarëve

NA NDIQ NË FACEBOOK