Kosovë
Tahiri: Rasti Dehari dhe ai i 26-vjeçarit janë krejtësisht të kundërta

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri i ka quajtur të paqëndrueshme në Interaktiv paralelet mes rastit të Astrit Deharit dhe atij të vdekjes së 26-vjeçarit, që po mbahej në karantinë në Qendrën e Studentëve.
Ai ka thënë se këto janë dy “raste të kundërta”.
“Dallimi në rastin Dehari, është se ai nuk kishte qenë në burg me vendim të ministres Hoxha, por me kërkesën e një prokurori si rezultat i një aktakuze ndaj tij e vendimin për këtë e merr gjykata, përderisa vendimi për lirim nga karantina për probleme shëndetësore bëhet nga ministri, në këtë rast të ministrit Vitia”, ka thënë Tahiri.




















